Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
11 Prill 2019•Përditësim: 11 Prill 2019
Forcat e regjimit në Siri të përbërë nga ushtria e regjimit të Asadit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani, gjatë muajit mars kanë kryer 6.422 sulme ndaj vendbanimeve brenda kufijve të "Zonës së Deeskalimit në Idlib".
Regjimi duke shkelur marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018, vazhdon sulmet intensive nga ajri dhe toka ndaj vendbanimeve civile në jug dhe juglindje të Idlibit, zona perëndimore rurale e Halepit, si dhe zona rurale veriore dhe perëndimore në Hama.
Sipas të dhënave të cilat burimet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) i ndanë me Anadolu Agency (AA), forcat e regjimit në mars kanë kryer 3.950 sulme raketore dhe tokësore në Hama, 299 në Halep dhe 2.087 në Idlib.
Forcat e regjimit muajin e kaluar në Idlib kryen 86 sulme ajrore.
Ekipet e Mbrojtjes Civile, në kuadër të punimeve të asgjësimit të bombave të hedhura nga regjimi i Asadit dhe të cilat nuk kanë shpërthyer, kanë asgjësuar 116 bomba.
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në raportin e publikuar më 2 prill, bën të ditur se nga sulmet e regjimit të Asadit, grupeve terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusia në mars kanë humbur jetën gjithsej 135 civilë.
- Mes 9 shkurtit dhe 6 prillit mbi 160 mijë civilë kanë migruar
Sipas organizatës joqeveritare vendase Koordinatorët e Reagimit Sirian, në periudhën mes 9 shkurtit dhe 6 prillit kur sulmet janë intensifikuar, gjithsej 160.583 persona kanë migruar në qytetet përreth, në afërsi me kufirin me Turqinë.
Turqia, Rusia dhe Irani në mbledhjen e Astana-s më 4-5 maj 2017, Idlibin, pjesën perëndimore të Halepit, pjesën veriore dhe perëndimore të Hama dhe pjesën rurale të Latakias e shpallën si "Zona e Deeskalimit në Idlib". Aq sa Turqia ka edhe Rusia dhe Irani si garantues të regjimit kanë përgjegjësi për të parandaluar sulmet në rajonin në fjalë. Opozitarët ushtarakë garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të Idlibit, më 17 shtator 2018, kishin tërhequr armët e tyre të rënda. Forcat e Armatosura Turke që nga 8 marsi janë duke zhvilluar patrullime në rajon.
Forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar më 17 shtator 2018 në Soçi mes Turqisë dhe Rusisë me qëllim për të forcuar armëpushimin në Idlib. Rusia e cila në kuadër të Marrëveshjes së Astana-s është vendi garantues i regjimit të Asadit dhe ka përgjegjësi për të parandaluar sulmet e regjimit.