Fatjon Prronı
29 shkurt 2016•Përditësim: 29 shkurt 2016
ANKARA (AA) – Opozita siriane ka akuzuar regjimin dhe aleatët e tij se kanë vrarë 29 persona në sulmet të cilat kanë ndodhur pas marrëveshjes së fundit për ndalimin e luftimeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një letër të dërguar në adresë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, kreu i një grupi që është degë e Komitetit të Lartë Sirian për Negociatat, Riyad Hijab, thuhet se regjimi i Bashar al-Asadit, Rusia, Irani dhe njësitet e tjera të armatosura nga jashtë, kanë kryer sulme kundër popullit sirian, pavarësisht marrëveshjes për ndërprerje të luftimeve që hyri në fuqi më 27 shkurt.
Hijab tha se forcat e regjimit kanë shkelur marrëveshjen në 25 rajone të ndryshme të cilat kontrollohen nga opozita, duke shkaktuar 24 incidente me gjuajtje artilerike dhe pesë operacione tokësore.
Ai tha poashtu u shpreh se avionët rusë kanë dhënë përkrahje për regjimin duke kryer 26 sulme ajrore, përfshirë ato me bomba thërrmuese dhe me bomba vakumi.