Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
26 Shtator 2018•Përditësim: 27 Shtator 2018
IDLIB (AA) - Regjimi i Bashar al Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të tij vazhdojnë sulmet artilerike në rajon pavarësisht marrëveshjes së arritur për mbrojtjen e armëpushimit në rajonin ku janë ulur tensionet në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e regjimit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane, përkundër marrëveshjes vazhdojnë sulmet artilerike në pjesën periferike të Latakias, në pjesën jugore të Idlibit, në pjesën perëndimore të Halepit dhe në fshatrat në veri dhe perëndim të Hama-s.
Burimet lokale të sigurta kanë dhënë informacionet për AA-në duke njoftuar se pas marrëveshjes së arritur sulmet artilerike kanë vazhduar në lokacionet si zonat Latamne dhe Ebu Ubejde të Hama-s, zonat Rashidin dhe Kefer Hamra të Halepit, zonat Temania dhe Tel Merak të Idlibit si dhe zona Kurtdagı të Latakias.
Në sulmet që vazhdojnë me intensitet të ulët në krahasim me periudhën para marrëveshjes ka humbur jetën një civil dhe janë plagosur 6 të tjerë.
Në rajon janë përgjigjur me të shtëna artilerie opozitarët ushtarakë dhe grupi Hejet Tahrir Sham të cilët kanë zonën nën kontroll.
Situata në Idlib
Idlibi pjesa më e madhe e të cilit ndodhet nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) shtrihet në veriperëndim të Sirisë dhe ndodhet në territorin sirian përballë qytetit Hatay të Turqisë.
Aktualisht Idlibi është kalaja e fundit e opozitarëve dhe grupeve të armatosura kundër regjimit. Qyteti është i rrethuar në perëndim dhe jug nga forcat e regjimit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane.
Në gjysmën përreth Idlibit janë të vendosur grupi me mbështetje iraniane, i cili është i pranishëm me mbi 120 mijë persona në Siri.
Në rajon opozitarët e moderuar kanë rreth 70 mijë luftëtarë, ndërsa është e pranishme edhe një forcë me rreth 20 mijë persona e grupit Hejet Tahrir Sham dhe elementëve të tjerë.
Idlibi për shkak se është një prej rajoneve ku është përjetuar vala më e madhe e dhunës në luftën e brendshme të Sirisë, nga Turqia, Rusia dhe Irani është shpallur si një prej rajoneve për pakësimin e tensioneve në takimin e Astana-s të mbajtur më 4-5 maj 2017.
Turqia në këtë kuadër, duke filluar që nga tetori 2017 ka vendosur 12 pika të vëzhgimit të armëpushimit në rajonin për pakësimin e tensioneve (vendbanimet në Idlib, Halep, Hama, dhe disa vendbanime në Latakia).
Pasi regjimi i Bashar al Asadit në 4 muajt e fundit mori nën kontroll tre rajonet e tjera për pakësimin e tensioneve (Homs, Guta Lindore dhe zonat Dera-Kunejtra në jug), sytë u kthyen drejt Idlibit ku strehohen rreth 4 milionë civilë.
Turqia ndërmori hapa intensivë diplomatik për të parandaluar një konflikt të mundshëm, pasi regjimi kishte nisur grumbullimet në vijën e frontit dhe pasi kishte zhvilluar sulme intensive ajrore në veri të Hama-s dhe në jug e jug-perëndim të Idlibit.
Një konflikt në Idlib paraqiste shqetësimet për një masakër të madhe ndaj civilëve, nxitjen e një vale migrimi si dhe infiltrimin e grupeve terroriste.
Pas propozimit të bërë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në samitin e zhvilluar më 7 shtator në Teheran, Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim të zhvilluar në Soçi më 17 shtator arritën një marrëveshje mbi masat për mbrojtjen dhe për forcimin e armëpushimit. Kjo marrëveshje krijoi besim dhe shpresë tek civilët në Idlib. Deri më tani janë kthyer në shtëpitë e tyre mbi 50 mijë civilë.