Bota

RD e Kongos, mbi 1.700 të vdekur nga Ebola

Në Addis Ababa në selinë e Unionit Afirkan, drejtori i Afrika CDC-së, John Nkengasong tha se “ky është shpërthimi i dytë më i madh i virusit Ebola”

Addis Getachew Tadesse  | 19.07.2019 - Përdıtësım : 20.07.2019
RD e Kongos, mbi 1.700 të vdekur nga Ebola

Addis Ababa

Qendra Afrikane për Kontrollin e Parandalimit të Sëmundjeve (Afrika CDC) ka bërë të ditur se mbi 1.700 persona kanë vdekur pas kontraktimit të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin etiopian Addis Ababa në selinë e Unionit Afirkan, drejtori i Afrika CDC-së, John Nkengasong tha se “ky është shpërthimi i dytë më i madh i virusit Ebola”.

Lajmi pasoi pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi shpërthimin e epidemisë Ebola në Republikën Demokratike të Kongos “një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”.

Nkengasong tha se ka pasur më shumë se 2.500 raste të konfirmuara të epidemisë Ebola, kryesisht në rajonin Kivu dhe në qytetin Goma me mbi 1 milion banorë pranë kufirit me Ruandën.

Shkallën dhe kërcënimin e shpërthimit të tanishëm, ai e vlerësoi të madhe pas shpërthimit të virusit në vitet 2013-2014 në Guinea, Sierra Leone dhe Liberi, i cili mori jetën e mbi 10 mijë personave.

Sipas tij, natyra e virusit po ndryshon, pasiqë, siç tha, “ebola po shfaqet në qytetet e mëdha dhe po shfaqet më shpesh”.

Nkengasong tha se Unioni Afrikan ka nevojë për 40 milionë dollarë për t'iu përgjigjur epidemisë Ebola, duke shtuar se përgjigjja e komunitetit ndërkombëtar deri më tani ka qenë i pamjaftueshëm.

“Ne kemi nevojë për një solidaritet të fuqishëm afrikan që të arrijmë të luajmë”, u shpreh Nkengasong.

Ai tha se Afrika CDC ka ndërtuar gjashtë laboratorë dhe ka trajnuar 469 punonjës shëndetësorë për t’iu përgjigjur virusit ndërsa 41 ekspertë janë vendosur në zonat e goditura nga virusi.

Emegjencë shëndetësore globale

Në përgjigje të OBSH-së që deklaroi shpërthimin “një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”, Nkengasong tha se kjo bë në dukje natyrën e jashtëzakonshme të shpërthimit.

“Është serioze dhe ka potencial të kalojë përtej (kufijve) dhe ka një efekt rajonal dhe ndërkombëtar nga perspektiva e shëndetit publik. Është një deklarim i rëndësishëm, sepse ndryshon mënyrën se si Africa CDC dhe Unioni Afrikan mbështesin Republikën Demokratike të Kongos duke iu përgjigjur shpërthimit”, deklaroi Nkengasong.

Ai theksoi se ata do të punojnë me qeverinë e RD të Kongos më ngushtë në mënyrë që të koordinojnë më mirë përpjekjet e tyre me partnerët që tashmë janë në terren, përfshirë OBSH-në.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.