Bota

Raundi i 13-të i bisedimeve për Sirinë do të mbahet më 1-2 gusht

Gjatë mbledhjes do të diskutohet situata akuale në Siri, kryesisht ajo në Idlib dhe në verilindje të Sirisë

Aliia Raimbekova  | 19.07.2019 - Përdıtësım : 21.07.2019
Raundi i 13-të i bisedimeve për Sirinë do të mbahet më 1-2 gusht

Nur Sultan

Mbledhja e 13-të e vendeve garantuese me temë Sirinë do të zhvillohet më 1-2 gusht në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sultan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit, thuhet se takimi i 13-të i vendeve garantuese në formatin Astana për Sirinë do të mbahet në kryeqytetin Nur Sultan më 1-2 gusht.

Në mbledhjen ku krahas vendeve garantuese Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të marrin pjesë edhe regjimi i Asadit dhe opozitarët ushtarakë, do të jenë të pranishëm si vëzhgues edhe delegacionet e OKB-së, Jordanisë, Libanit dhe Irakut.

Gjatë mbledhjes do të diskutohet situata akuale në Siri, kryesisht ajo në Idlib dhe në verilindje të Sirisë.

Poashtu pjesë e bisedimeve do të jenë edhe masat e ndërtimit të besimit mes palëve dhe themelimi i një komiteti kushtetues.

Sesioni kryesor i takimit, i cili do të fillojë me bisedimet teknike bilaterale dhe trepalëshe do të mbahet më 2 gusht.

Libani dhe Iraku që morën statusin e vëzhguesit në takimin e 12-të më 25-26 prill, do të marrin pjesë për herë të parë në takimin e formatit Astana.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın