Ali H. M.Abo Rezeg
21 Mars 2019•Përditësim: 22 Mars 2019
Qindra palestinezë sot morën pjesë në funeralin e Ahmed Manasra, të riut i cili u vra këtë javë nga trupat izraelite afër qytetit Bethlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Të pikëlluarit kryen lutjen për Manasra, në një xhami në fshatin Wadi Fukin, vendlindja e tij, para se të varrosnin trupin e tij në varrezat lokale.
Manasra u vra të mërkurën vonë kur ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj automjetit të tij pranë një pike kontrolli ushtarak në jug të Betlehemit.
Manasra është palestinezi i katërti i ri që është vrarë nga trupat izraelite brenda 48 orëve të fundit, ndërsa dy të tjerë u vranë në një incident të veçantë në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor dhe një tjetër u vra në qytetin Salfit të Bregut Perëndimor.