Qeveria skoceze publikon dokument të ri mbi pavarësinë
"Dështimi i modelit ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar" forcon argumentin e skocezëve për të zgjedhur të ardhmen, tha kryeministri John Swinney

Bruksel
BRUKSEL (AA) - Qeveria e Skocisë publikoi sot një dokument të ri mbi pavarësinë, duke argumentuar se Skocia është në një bashkim vullnetar me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe se vetëm populli skocez duhet të vendosë për të ardhmen kushtetuese të vendit, transmeton Anadolu.
Në parathënien e tij të dokumentit, kryeministri John Swinney tha se për dekada politikanë të të gjitha prejardhjeve politike kishin "mbështetur idenë se u takon vetëm njerëzve që jetojnë në Skoci të bëjnë zgjedhjen për të ardhmen e Skocisë si vend".
Dokumenti citon deklarata nga ish-kryeministrat, Margaret Thatcher, John Major dhe Theresa May për të mbështetur çështjen e saj dhe kritikon qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për atë që e përshkroi si "gërryerje të respektit për decentralizimin dhe anashkalimin e vazhdueshëm të Parlamentit Skocez" që nga Brexit-i.
Ai gjithashtu ringjall argumentet se Skocisë duhet t'i jepet i njëjti mekanizëm kushtetues si Irlandës së Veriut, i cili lejon një sondazh kufitar nëse sekretari i shtetit vlerëson se ka kërkesë të mjaftueshme publike.
Swinney argumentoi se "dështimi i modelit ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar" forcon çështjen për t'u dhënë skocezëve një shans tjetër për të zgjedhur të ardhmen e tyre.
"Sigurisht, si vend, pasi të dëgjojmë të gjitha argumentet, mund të vendosim që gjërat është më mirë të lihen ashtu siç janë: kjo do të ishte zgjedhje legjitime demokratike", tha ai.
Në referendumin që u mbajt në shtator të vitit 2014 në Skoci, rezultatet treguan se 55 për qind e votave ishin në favor të ruajtjes së bashkimit me Britaninë në krahasim me 45 për qind që votuan kundër.
Ish-ministrja e parë, Nicola Sturgeon propozoi një referendum të ri në vitin 2022, por Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar vendosi që parlamenti skocez nuk mund të mbajë referendum të dytë për pavarësi pa miratimin e Westminster-it.