Rustam Mikayilli
07 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
VILNIUS (AA) - Kryeministrja e Letonisë, Laimdota Straujuma, njoftoi se qeveria e koalicionit ka dhënë dorëheqjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Straujuma, në një fjalim të lamtumirës të mbajtur në televizionin shtetëror ka deklaruar se: "Ekonomia e Letonisë dhe gjendja e përgjithshme e vendit është shëruar. Tashmë janë të nevojshme propozime dhe energji të reja".
Ndërsa presidenti i vendit, Raimonds Vejonis, duke pranuar dorëheqjen e qeverisë tha se qeveria e re duhet të formohet në një kohë sa më të shpejtë dhe se qeveria e Straujuma ka lënë probleme në shumë çështje për vendin.