Elena Teslova
07 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
MOSKË (AA) - Forcat detare ruse filluan stërvitjet ushtarake në Detin Kaspik, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftohet se në këtë stërvitje në Kaspik marrin pjesë mbi 50 anije nga flota ruse.
Ndër të tjera theksohet se në këtë stërvitje marrin pjesë anijet raketore "Tataristan" dhe "Dağıstan" si dhe anijet "Grad Sviyajsk", "Ugliç", "Volgodonsk", "Mahaçkale" dhe "Astrahan" të cilat janë të pajisura me raketa të vogla dhe me topa.
Gjithashtu mësohet se anijet kanë provuar taktikat për përgatitje për luftë, sulm ndaj anijeve armike dhe taktika të mbrojtjes.