Gülbahar Sayım
27 Gusht 2017•Përditësim: 28 Gusht 2017
NIAMEY (AA) – Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në 3 muajt e fundit në Nigeri 41 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ebubekir Nuhu Bako, nga autoritetet lokale në një deklaratë për televizionin kombëtar tha se reshjet e dendura në këtë vend janë aktive gjatë 3 muajve të fundit.
Duke vënë në dukje se reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje, Bako thotë se për shkak të përmbytjeve në 3 muajt e fundit kanë humbur jetën 41 persona dhe që më shumë se 66 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi.
Bako thotë se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha, dhe se personat e mbetur pa shtëpi janë strehuar përkohësisht nëpër shtëpi.
Në përmbytjet e vitit të kaluar 38 persona kanë humbur jetën, kurse 92 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi.