Tufan Aktaş
06 maj 2020•Përditësim: 06 maj 2020
Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në Kenia kanë humbur jetën 194 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm i Kenias, Fred Matiangi deklaroi se për shkak të përmbytjeve në vend është rritur niveli i alarmit të situatave emergjente.
Ai tha se kanë filluar evakuimin e banorëve që jetojnë në zonat me rrezik dhe se si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës deri më tani kanë humbur jetën 194 persona.
Në vend mijëra familje kanë mbetur pa shtëpi, ndërkohë që institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile kanë filluar mobilizimin për ndihma.