Bota

Përleshje në Xhamu Kashmir, 7 të vdekur

Të paktën 7 kryengritës janë vrarë si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve pro-pavarësisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë

Emel Öz  | 09.04.2021 - Përdıtësım : 12.04.2021
Përleshje në Xhamu Kashmir, 7 të vdekur

Ankara

Të paktën 7 kryengritës janë vrarë si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve pro-pavarësisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ushtrisë së Indisë nënkoloneli Emron Musavi, njoftoi se mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve në Shopian ka ndodhur përleshje, ku kanë humbur jetën 5 kryengritës ndërsa janë plagosur 4 ushtarë.

Sipas tij, në një përleshje tjetër në rajonin Tral, forcat e sigurisë kanë vrarë 2 kryengritës, ndërsa gjatë operacionit janë konfiskuar armë dhe municione.

Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t'i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 doli me qëndrimin që t'i bashkohet Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca "Xhammu Kashmir".

Xhamu Kashmir është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome "Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)" dhe "Gilgit Baltistan".

Ndërkohë, India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me vendimin e marrë nga viti 1948 kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t'i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın