Emel Öz Gözellik
30 Prill 2018•Përditësim: 30 Prill 2018
ANKARA (AA) - Të paktën dy kryengritës dhe një civil kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes së ushtarëve indianë dhe kryengritësve në rajonin Xhammu Kashmir të Indisë, ndërsa 25 të tjerë kanë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Hindustantimes, zyrtarët theksuan se në përleshjet mes ushtarëve dhe kryengritësve në rajonin Pulwama të Kashmirit, kanë humbur jetën dy kryengritës dhe një civil. Theksohet se në përleshje janë plagosur 25 civilë.
- Çështja e Kashmirit
Britania gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t'i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 mbajtën qëndrimin që t'i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtuan populli musliman i Kashmirit.
Pasi që Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind të Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind të rajonit është nën kontrollin e Kinës. India rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin krahina "Xhammu Kashmir".
Xhammu Kashmir tani është krahina e vetme e Indisë ku jetojnë shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome "Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)" dhe "Gilgit Baltistan".
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë që nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët dhe e ardhmja t'i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani dëshiron që të zbatohen vendimet e KS-OKB.