Mahmut Atanur,Fuat Kabakçı
16 Tetor 2016•Përditësim: 16 Tetor 2016
PEKIN (AA) - Presidenti kinez, Xi Jinping, në kuadër të Samitit BRICS ka kryer takime dypalëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, Kryeministrin e Indisë, Narendra Damodardas Modi dhe Presidentin e Afrikës Jugore, Jacob Gedleyihlekisa Zuma, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai në kuadër të Samitit BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) i cili mbahet për herë të 8-të në qytetin Goa të Indisë u takua me Kryeministrin e Indisë, Narendra Damodardas Modi.