Zehra Ulucak
05 Mars 2018•Përditësim: 06 Mars 2018
SRINAGAR (AA) – Si pasojë e apelit për grevë pas zjarrit të hapur nga ushtarët e Indisë ku ngelën të vdekur katër civilë dhe dy kryengritës, janë mbyllur të gjitha dyqanet dhe bizneset në Jammu Kashmir, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të publikuara nga mediat në Indi, bëhet e ditur që policia pretendon se ka nisur përleshje si pasojë e hapjes së zjarrit nga kryengritësit ndaj një pike kontrolli në rajonin Shopian dhe se gjatë kësaj përleshjeje kanë humbur jetën një kryengritës dhe tre civilë.
Pas ngjarjes, në afërsi të rajonit janë gjetur kufomat edhe të një kryengritësi dhe një civili dhe është nisur hetimi për të dy vdekjet. Ushtarët gjithashtu pretenduan që civilët ishin të lidhur me kryengritësit, ndërkaq nuk kishin lidhje me popullatën vendase.
Nga ana tjetër, duke theksuar që civilët janë vrarë pa mëshirë, popullata kanë dalë rrugëve duke brohoritur slogane kundër ushtrisë së Indisë.
Pas vrasjes së civilëve, lideri i kryengritësve për pavarësi bëri thirrje për pezullim të punës të hënën dhe si përgjigje e këtij apeli u mbyllën shumë dyqane dhe biznese. Forcat e sigurisë si masë parandaluese kanë ndaluar të gjitha hyrjet dhe daljet nga rajoni.
Gjithashtu bëhet e ditur se për shkak të grevës, në disa rajone të shtetit janë pezulluar shërbimet e transportit publik dhe procesi mësimor.
- Çështja e Kashmirit
Me tërheqjen nga India në vitin 1947, Britania e la të lirë bashkimin me Indinë apo Pakistanin Jammu Kashmirin, i cili formë të qeverisjes kishte principatën. Princi i Jammu Kashmirit, popullsia e të cilit është 90 për qind muslimane, në vend se me Pakistanin, vendosi të bashkohet me Indinë. Popullsia muslimane e Kashmirit i doli kundër këtij vendimi. Pakistani dhe India, me dërgimin e trupave ushtarake në këtë rajon për së pari herë luftuan në vitin 1947. Të dy vendet, për të njëjtën arsye, sërish luftuan në vitin 1965 dhe 1999.
45 për qind e Kashmirit hyri nën kontroll të Indisë, 35 për qind nën kontroll të Pakistanit dhe 20 për qind gjendet nën qeverisjen kineze. Rajonet e pushtuara, India i lidhi me veten duke i emërtuar si “Jammu Kashmir”. Aktualisht, Jammu Kashmir, është shteti i vetëm në Indi me shumicë muslimane. Nga ana tjetër, Pakistani, dy rajonet e Kashmirit që posedon nën kontroll, “Azad Kashmir” (Kashmir i Pavarur) dhe “Gilgit Baltistan” u ka dhënë status të autonomisë.
Me vendimin e marrë në vitin 1948 nga Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara, parashihet çmilitarizimi i Kashmirit dhe përcaktimi me votë për të ardhmen. India nuk parapëlqen votimin nga populli, ndërkaq Pakistani bën thirrje për zbatimin e vendimeve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.