Gülşen Topçu
03 Korrik 2017•Përditësim: 04 Korrik 2017
JERUSALEM (AA) – Si pasojë e përleshjeve në mes të ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve, gjatë një ceremonie të varrimit të një palestinezi në Jerusalem, i cili ndodhet nën pushtim janë plagosur 35 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmë Hëna e Kuqe Palestineze bëhet e ditur se në rajonin Babu’l Esbat në afërsi të Mesxhid-i Aksas në ceremoninë e varrimit të një palestinezi i cili ka humbur jetën para disa ditësh erdh deri tek një përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve.
Sipas kësaj deklarate bëhet e ditur se ushtarët izraelitë kanë përdorur plumba gome dhe bomba të gazit lotsjellës dhe se si pasojë e kësaj 35 persona janë plagosur dhe kanë pasur rrezik të mbytjes.
Bëhet e ditur se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Ndërkaq në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se ushtarët kanë ndërhyrë në kortezhin e funeralit i cili ishte duke shkuar në rajonin Babu'l Esbat nga lagjja Es-Savane, për shkak se ata brohorisnin slogane dhe mbanin flamuj të Palestinës.