Zafer Fatih Beyaz
18 gusht 2022•Përditësim: 18 gusht 2022
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres në qytetin ukrainas Lviv, raporton Anadolu Agency (AA).
Samiti trepalësh në Pallatin Potocki, i cili ishte i mbyllur për mediat, zgjati 40 minuta.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, Hakan Fidan, dhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın.