Rabia Ali
09 Tetor 2023•Përditësim: 09 Tetor 2023
Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë midis forcave izraelite dhe grupeve palestineze, këto janë zhvillimet më të fundit të situatës në zhvillim, raporton Anadolu.
- Luftimet
- Avionët luftarakë izraelitë shkatërruan një xhami në qytetin perëndimor të Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të xhamive të rrënuara në pesë.
- Mbi 500 sulme ajrore mbi objektiva u kryen nga ushtria izraelite në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës
- Ushtria izraelite thirri për mobilizim rreth 100 mijë rezervistë, sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite.
- Rreth 800 deri në 1000 persona të armatosur palestinezë depërtuan në Izrael përmes 80 çarjeve përtej kufirit me Gazën, thotë ushtria izraelite.
- Ushtria izraelite kreu 'masakër' kundër 15 familjeve palestineze, duke shënjestruar shtëpitë e tyre, sipas një zyrtari palestinez.
- Avionët luftarakë izraelitë ndërmorën disa sulme në veri të Gazës.
- Hamasi mori përgjegjësinë për një sulm me raketa në aeroportin ndërkombëtar të Izraelit në Tel Aviv.
- Pasojat e konfliktit
- Numri i palestinezëve të vdekurve ka shkuar në 493 persona dhe mbi 2.700 janë plagosur.
- Të paktën 700 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.300 janë plagosur.
- Mbi 120 mijë palestinezë janë zhvendosur në Rripin e Gazës.
- Më shumë se 130 izraelitë po mbahen robër.
- Lëvizja Palestineze Xhihadi Islam pretendon se ka kapur 30 ushtarë dhe kolonë izraelitë.
- Situata në Bregun Perëndimor
- Izraeli vendos bllokadë në Bregun Perëndimor.
- Ushtria mbyll hyrjet në një numër qytetesh dhe vendos postblloqe në disa lokacione.
- Në gjithë Bregun Perëndimor raportohet për përleshje, ndërsa palestinezët organizuan mitingje për të protestuar kundër sulmeve izraelite.
- Tensionet me Libanin
- Sot herët, trupat izraelite të vendosura përgjatë kufirit libanez qëlluan mbi një njësi të saj, duke plagosur katër ushtarë.
- Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëroi evakuime të mundshme të vendbanimeve pranë Libanit.
- Udhëheqësi libanez druz, Walid Jumblatt, u kërkoi qytetarëve dhe rekrutëve izraelitë druzë të dielën të mos marrin pjesë në armiqësitë.
- Fronti diplomatik
- Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Irakut bëjnë thirrje për një seancë të posaçëm të OBI-së për Palestinën.
- SHBA-ja po verifikon raportet nëse ndonjë amerikan po mbahet peng nga Hamasi, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
- Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së tha se disa amerikanë u vranë nga Hamasi.
- Sheiku i Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani kërkoi përmbajtje dhe armëpushim gjatë një bisede telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abbas.
- Presidenti i Izraelit Isaac Herzog tha se lufta me Hamasin nuk do të 'mbarojë sa hap e mbyll sytë'.
- Mbështetja ndërkombëtare për Izraelin inkurajon më shumë krime, kryeministri palestinez flet në telefon me sekretarin e Jashtëm britanik.
- Disa vende, përfshirë Britaninë, dolën me këshilla udhëtimi, duke paralajmëruar që të mos vizitohet Izraeli.
- Reagimet ndërkombëtare
- Dhjetëra njerëz organizuan protesta "Liri për Palestinën" në jug të Britanisë, duke treguar mbështetje për Palestinën.
- Një grup demonstruesish u mblodhën në kryeqytetin suedez Stokholm duke dënuar pushtimin izraelit.
- New York, mbahen tubime propalestineze dhe proizraelite në mes të përshkallëzimit të tensioneve.