Elena Teslova
29 tetor 2025•Përditësim: 29 tetor 2025
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi se dronët "Poseidon" me fuqi bërthamore janë testuar me sukses këtë javë, transmeton Anadolu.
Duke folur në një takim me ushtarët e plagosur në spitalin "Mandryka" të Moskës, Putini tha se "për herë të parë, ishte e mundur të lançohej një motor bërthamor" për sistemin nënujor silur të dronëve.
"Është një sukses i madh", tha ai.
Putini shtoi se pajisja është e pamundur të ndalohet dhe se "për sa i përket shpejtësisë dhe thellësisë, nuk ka të ngjashëm në botë".
Ai theksoi se fuqia e "Poseidon"-it tejkalon ndjeshëm atë të raketës së rëndë ruse "Sarmat", e cila konsiderohet raketa më e fuqishme bërthamore në botë.