Ali Cura
24 shkurt 2022•Përditësim: 24 shkurt 2022
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi se kanë filluar operacion special ushtarak ndaj rajonit Donbas në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në orët e para të mëngjesit Putin iu drejtua popullit me një fjalim nga kanali televiziv.
Ai rikujtoi se të ashtuquajturat administratat separatiste në lindje të Ukrainës kanë bërë kërkesë për ndihmë ushtarake nga Rusia.
"Në lidhje me këtë kam marrë vendim zhvillimin e një operacioni special ushtarak. Qëllimi i operacionit është të mbrojë njerëzit të cilët prej tetë vitesh përballen me abuzimin, gjenocidin nga regjimi i Kievit. Krahas vënies para drejtësisë të atyre që kanë kryer një numër të madh krimesh të përgjakshme kundër civilëve, përfshirë edhe ato ndaj qytetarëve të Federatës Ruse, ne do të tregojmë përpjekje për pastrimin e Ukrainës nga nazizmi dhe militarizmi", u shpreh Putin.
Ndër të tjera Putin vuri theksin se nuk kanë në plan të pushtojnë territoret e Ukrainës dhe se nuk do të imponojnë asgjë ndaj askujt.