Ali Cura
25 janar 2020•Përditësim: 25 janar 2020
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan për shkak të tërmetit në qytetin Elazığ, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kremlini, thuhet se Putin në mesazhin që i ka dërguar presidentit Erdoğan ka shprehur ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën në tërmetin në Elazığ.
"Rusia ndan dhimbjen dhe pikëllimin me ata që humbën të dashurit e tyre si rezultat i kësaj katastrofe. Urojmë shërim të shpejtë për të gjithë personat e plagosur", ka thënë Putin në mesazhin e tij.
Nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 1.000 të tjerë janë plagosur.