Putin, mbledh Këshillin e Sigurisë për situatën në Idlib
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për gazetarët njoftoi se Putin mblodhi Këshillin e Sigurisë dhe diskutoi lidhur me situatën në Idlib
Moskë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ka diskutuar situatën në Idlib, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për gazetarët njoftoi se Putin mblodhi Këshillin e Sigurisë dhe diskutoi lidhur me situatën në Idlib.
"Në kuadrin e bisedës telefonike që lideri rus dhe ai turk kanë planifikuar të zhvillojnë, në mbledhje u diskutua në mënyrë të detajuar situata në Idlib", vlerësoi Peskov.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, sot ka bërë të ditur se rreth orës 18.00 do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin ku do të diskutojnë për zhvillimet në Idlib.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.