Emre Gürkan Abay
26 Shkurt 2019•Përditësim: 26 Shkurt 2019
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nëpërmjet një bisede telefonike i ka uruar ditëlindjen presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga shërbimi për shtyp i Kremlinit mësohet se Putin ka telefonuar presidentin Erdoğan dhe i ka uruar atij ditëlindjen ku sot mbush 65 vjeç.
Gjatë bisedës Putin ka shprehur falënderimet ndaj Erdoğanit për kontributet personale që ka dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve turko-ruse. Gjithashtu bëhet e ditur se është diskutuar edhe mbi përegatitjet për takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Turqi-Rusi i cili planifikohet të zhvillohet në muajin prill.