Dmitri Chirciu
07 Maj 2021•Përditësim: 07 Maj 2021
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ku mes tjerash kanë trajtuar edhe çështjen e Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Pallati i Kremlinit, Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Netanyahu.
Në bisedën ku është trajtuar çështja e Sirisë, Netanyahu informoi lidhur me kontaktet e palës izraelite me përfaqësuesit e Kievit.
Palët gjithashtu kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes Rusisë dhe Izraelit, ndërsa janë dakorduar që të vazhdojnë kontaktet.