Ali Cura
16 Dhjetor 2016•Përditësim: 16 Dhjetor 2016
TOKIO (AA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë të ditur se Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për vazhdimin e negociatave në një platformë të re në Astana në qoftë se pranojnë palët që janë përfshirë në konfliktin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me Sirinë në konferencën e përbashkët për media pas takimit me kryeministrin japonez Shinzo Abe.
Në lidhje me bisedën e fundit telefonike me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, Putin ka thënë se “Në bisedën telefonike ne ramë dakord me presidentin Erdoğan t’u rekomandojmë palëve në konflikt vazhdimin e bisedimeve në një platformë të re në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Nga ana jonë, ne do t’i rekomandojmë qeverisë siriane, ndërsa presidenti Erdoğan përfaqësuesve të opozitës së armatosur. Nëse palët luftuese pranojnë, atëherë do të kërkojmë nga presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev që ta mbështesë këtë proces.”
Putin ka theksuar se kjo platformë e re nuk do të jetë konkurrente e bisedimeve në Gjenevë. Sipas tij, Gjeneva do të jetë një platformë ku do të mbarojnë bisedimet, ndërsa kërkimi i zgjidhjes politike gjithnjë do të jetë i duhur.
Ndihma e Turqisë për mbrojtjen e civilëve
Putin ka rikujtuar se kanë rënë dakord me Ankaranë për largimin e grupeve të armatosura nga Helpi për mbrojtjen e civilëve. “Nëse shihet çfarë ka ndodhur (në Siri), po realizohen gjëra për të cilat kemi rënë dakord veçanërisht gjatë vizitës së presidentit në Shën Petersburg. Para së gjithash, ne jemi marrë vesh që Turqia të ofrojë ndihmë në evakuimin e këtyre grupeve që janë të gatshme t’i braktisin armët për mbrojtjen e jetës së civilëve”, ka thënë Putin.
Putin më tej ka theksuar se faza e ardhshme për normalizimin e gjendjes pas çlirimit të Halepit do të jetë të arrihet armëpushimi.
Ndërkaq, rënien e Palmiras Putin e ka cilësuar si rezultat i mungesës së koordinimit të koalicionit ndërkombëtar dhe ushtrisë siriane.