Gökhan Kurtaran
01 Gusht 2017•Përditësim: 02 Gusht 2017
LONDËR (AA) - Punonjësit e Bankës Qendrore të Anglisë (BoE), sot filluan një grevë tre ditore pasi që bisedimet me drejtuesit e bankës lidhur me rritjen e pagave nuk arritën sukses, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Sindikatat e punonjësve Unite, u theksua se është marrë vendim për një grevë tre ditore duke filluar prej sot për shkak se propozimi i bërë për punonjësit e BoE prej 1 për qind për rritjen e pagave ka mbetur nën normës vjetore të inflacionit.
Në njoftim gjithashtu thuhet se rritja e pagës nga bankat pa marrë aprovimin e sindikatave është "qesharake".
Një grup i punonjësve i përbërë nga sigurimi, punonjësve të higjienës dhe shërbimeve të recepcionit duke u mbledhur në "The City of London", qendra e financave e bankës në Londër, protestuan ndaj politikës së pagave të bankës.
Ndërsa në deklaratën e bërë nga BoE në lidhje me këtë çështje u tha se janë bërë rregullimet e nevojshme që mos të ndikohen shërbimet e bankës dhe se janë të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me Sindikatën e punonjësve Unite.
Inflacioni vjetor në Angli muajin e kaluar ishte regjistruar në nivelin 2.6 përqind.