Şenhan Bolelli
07 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
MADRID (AA) - Ish presidenti i qeverisë autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, ka kërkuar ndihmë nga Evropa kundër gjyqësorit spanjoll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Puigdemont, i cili ndodhet në Bruksel të Belgjikës bashkë me katër ish-ministrat e qeverisë lokale të Katalonjës, në një deklaratë për Radion Katalonjase ka thënë se "Evropa nuk mund të mbajë në burg ose në internim anëtarët e një qeverie".
Ai ka mbrojtur idenë e tij se Spanja "ka kryer shkelje të të drejtave të njeriut" duke mbajtur në burg 8 ministrat e ish qeverisë së Katalonjës.
Puigdemont ka shprehur pritshmëritë se vendimet e marra nga gjyqësori spanjoll kundër politikanëve katalonjas do të anulohen nga gjykatat në Evropë.
"Çdo gjë do të përfundojë tek gjykatat ndërkombëtare dhe Spanja do të përjetojë edhe njëherë turpin në gjykatat ndërkombëtare", tha ai.