Hasan Tosun,Ekip
11 Shtator 2016•Përditësim: 12 Shtator 2016
VJENË (AA) - Miliona njerëz në Evropë, në një kohë kur aktivitetet dhe veprimet islamofobike dhe urrejtja ndaj të huajve ka njohur zhvillim, do të shkojnë në kutitë e votimit për zgjedhje presidenciale, parlamentare dhe referendume, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet të cilat pritet të kenë ndikim në politikat rajonale dhe globale, janë me interes edhe për miliona muslimanë që jetojnë në Evropë. Politikat të cilat nuk kanë mundur të gjejnë zgjedhje për problemet ekonomike, papunësinë, ekonominë në recension si dhe rritjen e të djathtës radikale, mundohen të vendosin në qendër të politikës së tyre muslimanët të cilët kanë nisur ti kenë si shënjestër.