Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
Bota

"Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Macron"

"Vendosja e taksës shtesë mbi karburantin është pika e fundit që ka mbushur kupën. Protestuesit kërkojnë që Macron të japë dorëheqjen", tha koordinatori i "Jelekëve të Verdhë" për Parisin
30 nëntor 2018•Përditësim: 01 dhjetor 2018
"Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Macron"
Paris

PARIS (AA) - YUSUF ÖZCAN

Thierry Paul Valette, koordinatori i "Jelekëve të Verdhë" për Parisin të cilët po protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit në Francë, tha se vendosja e taksave shtesë për karburantin është pika e fundit që ka mbushur kupën dhe se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit franez, Emmanuel Macron.

Valette, ka bërë disa deklarata për Anadolu Agency (AA), në lidhje me protestat e zhvilluara që prej rreth 15 ditëve kundër vendosjes nga Qeveria e Francës të taksave shtesë për karburantin.

"Vendosja e taksës shtesë mbi karburantin është pika e fundit që ka mbushur kupën. Njerëzit janë në rrugë sepse kanë një ndjenjë serioze dhe të thellë të padrejtësisë. Njerëzit në të njëjtën shtresë gjithmonë mbeten të detyruar të paguajnë taksa, dhe ndërkohë që shtresat e sipërme dhe kompanitë e mëdha që kanë para nuk tatohen. Për këtë arsye, njerëzve u është sosur durimi kundër politikave të Macron dhe kanë vërshuar rrugët. Protestuesit kërkojnë që Macron të japë dorëheqjen. Krahas kësaj, ka edhe kërkesa të tjera", tha Valette duke rikujtuar se protestat kanë filluar me vendosjen e taksave shtesë.

Pasi ka bërë të ditur se francezët janë mërzitur duke paguar vazhdimisht taksa, Valette tha se "Protestuesit në lidhje me reformat e ndërmarra nga Macron kërkojnë edhe referendum. Krahas kësaj Macron në të njëjtën kohë provokon francezët. Ai nuk është modest, tashmë njerëzit janë të mërzitur me qëndrimin e Macron".

Përfundimi i protestave është i lidhur me ato se çfarë do të bëjë Macron dhe qeveria e tij, tha Valette duke shtuar se fjalimi i Macron mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike të martën nuk i ka kënaqur dhe bindur ata.

"Macron me shpejtësi duhet të marrë hapa të reja konkrete që të na bindë, përndryshe demonstratat do të vazhdojnë", tha Valette duke deklaruar se kanë kërkesa të tilla si heqjen e taksave, eliminimin e padrejtësive dhe pyetjen e popullit në referendum për ligjet.

“Nuk jam kundër hapave të Macron në çështjen e mjedisit, por që këto hapa nuk zgjidhin problemet e njerëzve që me vështirësi arrijnë të kalojnë deri në fund të muajit. Nëse Macron dhe qeveria nuk zgjidhin problemet e protestuesve, ata i shtyjnë francezët në revolucion", tha Valette duke bërë presidentin francez përgjegjës për gjithçka.

Nesër pritet që "jelekët e verdhë" të zhvillojnë një protestë të madhe në bulevardin Champs-Elysees, që ndodhet në mesin e simboleve të Parisit.

Macron në një fjalim të mbajtur ditën e martë ishte shprehur se do të realizonin reformat që synojnë dhe se problemet aktuale janë akumulim i një periudhe 40 vjeçare.

- Rreth 84 për qind e francezëve mbështesin "Jelekët e Verdhë"

Që prej disa kohësh ndaj Macron janë bërë kritika se që kur ka marrë detyrën e deri tani ai me reformat që ka ndërmarrë ka bërë edhe më të pasur të pasurit dhe se ka vështirësuar jetën e njerëzve me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Sipas një anketimi të bërë në Francë rreth 84 për qind e francezëve mbështesin "Jelekët e Verdhë", dhe gjithashtu theksohet se shumica e protestuesve vijnë nga grupi me të ardhura të mesme.

Në Francë, çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 20 për qind në vitin e fundit.

Për shkak të protestave të cilat priten të vazhdojnë edhe për një kohë në vend, janë dëmtuar shumë biznese deri tani në rrugët e famshme të Parisit si dhe janë bllokuar hyrjet dhe daljet e shumë depove të naftës.

Gjithashtu për shkak të protestave më 24 nëntor, Kulla Eiffel u mbyll për vizitorët, si dhe ka tërhequr vëmendjen ndërhyrja e ashpër e policisë ndaj protestuesve.

Në protestat në të gjithë vendin ku kanë marrë pjesë qindra mijëra njerëz, kanë humbur jetën dy persona, janë plagosur 780 të tjerë nga të cilët 141 forca sigurie, si dhe janë arrestuar 794 persona, ku 9 prej tyre janë dënuar me burg.

related_topics:
Thierry Paul ValetteprotestaParisjelekët e verdhëFrancaEmmanuel Macron
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription

contact_the_ombudsman

is_there_an_error_in_this_story

ombudsman_apply_button
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
Trump
E mëparshme
E radhës
E mëparshme
Tusk: Jam i bindur se BE do të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Tusk: Jam i bindur se BE do të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

E radhës

Venezuela i dorëzon shkollat e FETO-s fondacionit turk Maarif

Venezuela i dorëzon shkollat e FETO-s fondacionit turk Maarif

MË TË FUNDIT

Rezultatet paraprake në BeH: Beqiroviq, Filipoviq dhe Cvijanoviq kryesojnë garën për Presidencën

Kosova dhe Austria ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Stambolli nga Bosfori: Një udhëtim mes historisë, arkitekturës dhe bukurisë

Mjeshtri sirian mban gjallë zanatin e prodhimit çantave me dorë

Mbetjet e mermerit shndërrohen në vepra arti nga duart e mësueses

Angelina Jolie vë në pah shkatërrimin në Gaza përmes imazheve satelitore

Qeveria e Jemenit nis operacione të gjera ushtarake për të rimarrë territoret e kontrolluara nga Huthit

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

Panairi luksoz, brenda pallatit Elise mbahen Ditët e Trashëgimisë Evropiane

Panairi luksoz, brenda pallatit Elise mbahen Ditët e Trashëgimisë Evropiane

Ministri i Jashtëm i Francës takon homologët e tij europianë për krizën në Siri

Ministri i Jashtëm i Francës takon homologët e tij europianë për krizën në Siri

Protestuesit në Shkup kërkojnë rrugë më të sigurta

Protestuesit në Shkup kërkojnë rrugë më të sigurta

Franca kryen sulmet e para ajrore mbi pozicionet e DAESH-it në Siri

Franca kryen sulmet e para ajrore mbi pozicionet e DAESH-it në Siri

Kryeministri francez, Valls: Janë goditur kampet e trajnimit të DAESH

Kryeministri francez, Valls: Janë goditur kampet e trajnimit të DAESH

Paris, ndalohet për një ditë hyrja e automjeteve për shkak të ndotjes së ajrit

Paris, ndalohet për një ditë hyrja e automjeteve për shkak të ndotjes së ajrit

Protesta anti-qeveritare në Liban

Franca: Të mos përdoret veto në KS të OKB-së për masakrat masive dhe gjenocidet

Franca: Të mos përdoret veto në KS të OKB-së për masakrat masive dhe gjenocidet

7 shtete deklaratë të përbashkët për sulmet e Rusisë në Siri

7 shtete deklaratë të përbashkët për sulmet e Rusisë në Siri

Prokuroria e Parisit nis hetim paraprak ndaj VW

Prokuroria e Parisit nis hetim paraprak ndaj VW