Recep Şakar
21 Janar 2017•Përditësim: 22 Janar 2017
MELBOURNE (AA) - Mijëra persona janë tubuar në Melbourne për të protestuar kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët, shumica e të cilëve ishin gra, të mbledhur në qendrën e qytetit Melbourne, protestuan marrjen e detyrës së Presidentit të SHBA-së nga Trump.
Protestuesit hodhën parulla kundër Trump dhe në fjalimet e tyre paralajmëruan se edhe në Australi mund të vijnë në pushtet liderë të ngjashëm me të.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë marshuar deri në godinën e Parlamentit të rajonit Victoria. Ata mbanin në duar pankarta ku kritikoheshin qëndrimet e Trump ndaj grave, emigrantëve dhe muslimanëve.