Mahmut Geldi
15 mars 2018•Përditësim: 16 mars 2018
RIJAD (AA) – Princi saudit i kurorës Muhammed bin Salman deklaroi se Arabia Saudite do të zhvillojë bombë bërthamore, nëse Irani e bën atë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bin Salman për CBS deklaroi se Arabia Saudite nuk dëshiron të zhvillojë bombë bërthamore, por se do ta bëjë atë nëse Irani zhvillon.
Ai liderin iranian Ali Khamenei e krahasoi me Hitlerin.
“Shumë vende në mbarë botën dhe në Evropë nuk e kuptonin sa i rrezikshëm është Hitleri deri sa ishte tepër vonë. Nuk dëshiroj të shoh që e njëjta të ndodh edhe në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Salman tha se ekonomia e Arabisë Saudite është më e madhe se ajo e Iranit. Ai shtoi se ushtria iraniane nuk është në top pesëshën në botën islame. Për të gjitha këto, ai konsideron se Irani nuk është rival i Arabinë Saudite dhe se është larg të qënit i barabartë.