Presidenti ukrainas Zelenskyy nesër për vizitë në Turqi
Bisedimet do të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale në luftën Rusi-Ukrainë, tha drejtori i Komunikimeve i Turqisë
Stamboll
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi të mërkurën, tha sot drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran, transmeton Anadolu.
“Bisedimet në Ankara pritet të trajtojnë çështjet dypalëshe me partnerin tonë strategjik, Ukrainën, si dhe zhvillimet e fundit që lidhen me luftën Rusi-Ukrainë”, tha Duran në një postim në platformën turke “NSosyal”.
Ai shtoi se diskutimet do të përfshijnë edhe përpjekjet për vendosjen e një armëpushimi dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, veçanërisht negociatat e paqes në Stamboll.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
