Beyza Binnur Dönmez
12 Prill 2022•Përditësim: 12 Prill 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se autoritetet ukrainase në një operacion special kanë kapur Viktor Medvedchuk-in, oligark në arratisje dhe një mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke shpërndarë në rrjetet sociale një foto të Medvedchuk-it të ulur në një karrige me duar në pranga, Zelenskyy shkroi: “Një operacion special u krye falë SBU-së (Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. Ju lumtë!”.
“Detaje më vonë. Lavdi për Ukrainën”, shtoi ai.
Vitin e kaluar, në Ukrainë u hap një çështje gjyqësore për tradhti kundër Medvedchuk-it, kreut të partisë opozitare ‘Platforma Opozitare - Për Jetë’.
Ai u raportua se u arratis nga arresti shtëpiak menjëherë pasi filloi lufta e presidentit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt.