Zülfiya Yakup
20 Shtator 2017•Përditësim: 20 Shtator 2017
PRISHTINË (AA) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me gruan e tij Lumnijen, u pritën nga çifti presidencial amerikan Donald dhe Melania Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Thaçi pati një takim të shkurtër me presidentin Trump të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e tij personale për Kosovën. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë një partner strategjik kyç i Kosovës dhe se mbështetja e tyre e fortë dhe universale është jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës dhe rajonit.
Thaçi po udhëheq delegacionin e Kosovës në New York me rastin e sesionit të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.