Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Presidenti polak rezulton pozitiv me COVID-19

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin

Mehmet Yılmaz, Aşkın Kıyağan  | 24.10.2020 - Përdıtësım : 24.10.2020
Presidenti polak rezulton pozitiv me COVID-19

Budapest

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i presidencës, Blazej Spychalsky në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, njoftoi se Duda ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 por se ai ndjehet mirë.

Në Poloni u vendosën në zbatim masa të rrepta

Duke filluar nga sot në vend kanë hyrë në zbatim masat e marra në mbarë vendin për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 në kohët e fundit.

Sipas kësaj për një periudhë dy javore restorantet, kafenetë dhe baret përveç shërbimit me pako nuk do të ofrojnë shërbim. Gjatë ditës personat nën moshën 16-vjeç do të mund të dalin jashtë të shoqëruar nga një i rritur nga ora 08:00 deri në 16:00.

Në kuadër të masave të reja nuk lejohet pjesëmarrja në aktivitete me më shumë se 5 persona ndërkohë që është rekomanduar që personat mbi moshën 70-vjeç të mos dalin jashtë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Polonisë, deri më sot në vend janë regjistruar 228.318 raste dhe 4.172 vdekje nga COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın