Bota

Presidenti libanez, Aoun: Nuk ka kthim në luftë civile

"Edhe pse ekziston gjithmonë disponimi (shpërthimi i luftës civile) në të gjithë vendin, nuk ka kthim në luftën civile në Liban", tha presidenti libanez, Michel Aoun

İdiris Okuduci  | 26.10.2021 - Përdıtësım : 27.10.2021
Presidenti libanez, Aoun: Nuk ka kthim në luftë civile

Bejrut

Presidenti libanez, Michel Aoun deklaroi se megjithëse në të gjithë vendin ka një atmosferë lufte civile, Libani nuk do të kthehet në ato ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Aoun bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me pretendimet për luftë civile, të cilat u theksuan sërish në vend pas përleshjes së armatosur në rajonin Tayyuna të kryeqytetit Bejrut më 14 tetor, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Duke theksuar se pasojat e konflikteve të armatosura në rajonin e Tayyuna kanë mbaruar, Aoun tha se "Edhe pse ekziston gjithmonë disponimi (shpërthimi i luftës civile) në të gjithë vendin, nuk ka kthim në luftën civile në Liban".

Duke iu referuar hetimeve për shpërthimin në portin e Bejrutit, Aoun tha se “autoritetet gjyqësore duhet të lirohen në këtë zonë dhe të mos lejohen ndërhyrjet politike".

Në luftën civile midis viteve 1975 dhe 1990 në Liban, më shumë se 150 mijë njerëz humbën jetën dhe qindra mijëra të tjerë u plagosën.

Ngjarjet në Bejrut më 14 tetor

Teksa mbështetësit e lëvizjes shiite Hezbollahu dhe Amal në Liban po marshonin drejt Pallatit të Drejtësisë në Bejrut më 14 tetor duke kërkuar emërimin e dikujt tjetër për të zëvendësuar gjykatësin e krishterë, Tariq al-Bitar, i cili hetoi shpërthimin në portin e Bejrutit vitin e kaluar, u hap zjarr mbi demonstruesit, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe dhjetëra të plagosur.

Sulmet vazhduan rreth 5 orë me radhë në kryqëzimin e Ain El Remmaneh, ku jetojnë të krishterët dhe Ash-Shiyah, ku jetojnë shiitët.

Hezbollahu dhe Lëvizja Amal fajësuan grupet e armatosura të lidhura me Partinë e Forcave Libaneze se kanë qëlluar mbi mbështetësit e tyre.

Partia e Forcave Libaneze, nga ana tjetër, dha një deklaratë pas akuzave të Hezbollahut dhe Lëvizjes Amal, duke theksuar se “Hezbollahu ka mbajtur një qëndrim akuzues për t'i kthyer ngjarjet e dhimbshme në një mundësi për të dalë nga situata e vështirë në vend".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın