Hacer Başer
23 Maj 2022•Përditësim: 23 Maj 2022
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi viziton për herë të parë Omanin për të zhvilluar bisedime zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare të Omanit ONA, Raisi, i cili ka ardhur në kryeqytetin Muskat për një vizitë njëditore, është pritur me ceremoni zyrtare nga sulltani i Omanit, Heytham bin Tarik.
Përpara largimit nga vendi i tij, Raisi, i cili mbajti një konferencë për shtyp në kryeqytetin Teheran, tha se vizita e tij në Oman është e rëndësishme në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të mira me vendet fqinje.
Raisi tha se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve do të zhvillohen në fusha të ndryshme dhe gjatë vizitës do të nënshkruhen disa memorandume mirëkuptimi.
Presidenti i Iranit, i cili vizitoi Katarin në shkurt, po bën vizitën e tij të dytë të Gjirit në Oman.