Muhammet Kurşun
05 Gusht 2021•Përditësim: 05 Gusht 2021
Presidenti iranian, Ibrahim Reisi dhe presidenti irakian, Barham Salih, në një takim të mbajtur në Teheran kanë vlerësuar zhvillimet në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti irakian, Salih, qëndron në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të tetë të Iranit, Reisi.
Në takim, presidentët e dy vendeve diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.
Reisi në takim tha se ata favorizojnë një Irak të fuqishëm. Ai po ashtu shprehu shpresë që të përmbushen kërkesat e popullit irakian në zgjedhjet presidenciale të vendit të planifikuara për më 10 tetor.
Salih, nga ana tjetër, tha se ekziston një potencial i lartë për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Në ceremoninë e betimit të presidentit të tetë të Iranit do të marrin pjesë presidenti afgan, Ashraf Ghani, kryeministri armen, Nikol Pashniyan, kryeministri algjerian, Aymen bin Abdurrahman, presidenti i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (IKRG), Nechirvan Barzani, kryetari i Dumës së Shtetit Rus, Vyacheslav Volodin, kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, Sahibe Gafarova, kryeparlamentarët e Pakistanit, Taxhiksanit, Uzbekistanit dhe Nigerit, si dhe shumë të ftuar të tjerë.
Reisi do të jetë zyrtarisht president i Iranit pas ceremonisë së betimit që do të mbahet sot në orën 17.00.