Muhammet Kurşun
03 Shkurt 2022•Përditësim: 03 Shkurt 2022
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, në një bisedë me homologun e tij kazak, Kassym-Jomart Tokayev, theksoi se "ndërhyrjet e huaja destabilizojnë rajonin", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Presidencës së Iranit, presidenti iranian, Raisi dhe presidenti i Kazakistanit, Tokayev, në një bisedë telefonike kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në rajon dhe ngjarjet në Kazakistan.
Duke theksuar se siguria e Kazakistanit është e rëndësishme për ta, Raisi tha se mbështesin stabilitetin dhe paqen në rajon. "Çdo ndërhyrje e huaj destabilizon rajonin", theksoi Raisi.
Tokayev tha se kanë arritur nivelin e dëshiruar në marrëdhëniet diplomatike 30-vjeçare me Iranin, duke shtuar se është e rëndësishme të rritet bashkëpunimi në fushën ekonomike dhe tregtare.