Ekip
27 Janar 2021•Përditësim: 27 Janar 2021
Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka zëvendësuar shefat ushtarakë në vend me të emëruar të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi presidencial, Femi Adesina, njoftoi emërimet në një deklaratë me shkrim.
"Presidenti përgëzon shefat e ri të shërbimit dhe kërkon nga ata të jenë besnikë dhe të përkushtuar në kryerjen e përgjegjësive të tyre", tha Adesina.
Gjenerali Leo Irabor u emërua shef i shtabit të mbrojtjes, gjenerali I. Attahiru u emërua shefi i shtabit të ushtrisë, zv/marshalli ajror Amao u emërua shef i shtabit ajror, sidhe admirali A.Z. Gambo u emërua shef i shtabit detar.
Tashmë disa muaj apelohet për një ndryshim në udhëheqjen ushtarake pas sulmeve terroriste në rritje në rajonin verilindor të vendit.