Bota

Presidenti i Italisë pranon dorëheqjen e kryeministrit Conte

Presidenti italian, Sergio Mattarella bën thirrje për konsultime për të tejkaluar krizën politike

Burak Bir  | 21.08.2019 - Përdıtësım : 22.08.2019
Presidenti i Italisë pranon dorëheqjen e kryeministrit Conte

Ankara

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, mbrëmë vonë pranoi dorëheqjen e kryeministrit Giuseppe Conte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Italisë formalisht ka dhënë dorëheqje pas krizës politike pasi zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Pas krizës, Conte njoftoi se do të japë dorëheqje pas një fjalimi në senatin e vendit.

Mattarella bëri thirrje për konsultime për të gjetur zgjidhje të krizës pasi e pranoi dorëheqjen e Conte-s.

Tensionet brenda koalicionit midis partisë së krahut të djathtë të Salvinit dhe Lëvizjes populiste Pesë Yje (M5S) së fundmi janë rritur për shkak të një projekti të infrastrukturës që përfshin një lidhje hekurudhore të shpejtë me Francën.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për ndarjet e thella në koalicion, gjë që çoi që Salvini të kërkojë zgjedhje të reja.

M5S dhe partia e Salvinit formuan një qeveri koalicioni më 1 qershor 2018 nën udhëheqjen e kryeministrit teknokrat Giuseppe Conte.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.