Bota

Australia do të marrë pjesë në koalicionin e kryesuar nga SHBA në Gjirin Persik

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se vendi i tij do të ofrojë mbështetje për koalicionin me avionë vëzhgimi dhe luftanije

Recep Şakar  | 21.08.2019 - Përdıtësım : 22.08.2019
Australia do të marrë pjesë në koalicionin e kryesuar nga SHBA në Gjirin Persik

Melburn

Australia do të kontribuojë nga ajri dhe toka për koalicionin që do të formohet nën kryesimin e SHBA-së dhe Britanisë për të garantuar sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi kryeministri i vendit Scott Morrison, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Parlamentin Federal në Kanberra së bashku me ministren e Mbrojtjes Linda Reynolds dhe shefin e ushtrisë Angus Campbell, Morrison tha se vendi i tij do të ofrojë mbështetje për koalicionin me avionë vëzhgimi dhe luftanije.

Ai theksoi se lëvizja e lirë e tankerëve të naftës në këtë është në interes të Australisë, ndërsa shtoi se pengimi i transportimit në rajon përbën kërcënim për interesat kombëtare të vendit të tij.

"Pra, është jë kërcënim potencial ndaj ekonomisë sonë", shtoi Morrison.

Morrison dhe ministrja e mbrojtjes Reynolds njoftuan se roli i Australisë në koalicion do të jetë i kufizuar vetëm me ruajtjen e rrugëve të transportit dhe se 200 ushtarë do të angazhohen në avionët vëzhgues dhe luftanijet që do të ofrojnë mbështetje për koalicionin.

Ndryshe, më 10 korrik, SHBA njoftoi planet për krijimin e një koalicioni ushtarak ndërkombëtar për të mbrojtur ujërat në afërsi të Iranit dhe Jemenit, pas sulmeve ndaj dy tankerëve në qershor, për të cilët Washingtoni ka akuzuar Teheranin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın