Zehra Ulucak
24 dhjetor 2019•Përditësim: 25 dhjetor 2019
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është shtrirë në spital pasi është rrëzuar në rezidencën presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga kabineti i tij u njoftua se Bolsonaro është shtrirë në spitalin ushtarak në Brazilia dhe se janë duke iu kryer kontrolle tomografike në kokë.
Në njoftim thuhet se pas kontrolleve nuk janë zbuluar probleme serioze shëndetësore, por se presidenti Bolsonaro do të qëndrojë në spital për vëzhgim 12 orësh.
Mediat braziliane raportuan se presidenti Bolsonaro është shtruar në spital pasi rrëshqiti dhe ra në banjë.
Kohët e fundit, mediat braziliane gjithashtu raportuan se Bolsonaro u është ankuar këshilltarëve për lodhje kronike dhe u kërkoi atyre që të zvogëlonin programin e tij deri në fund të vitit.