Muhammed Emin Canik
11 Nëntor 2019•Përditësim: 11 Nëntor 2019
Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, njoftoi dorëheqjen nga posti pas kërkesës për dorëheqje nga ushtria.
Më herët Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bolivian, Williams Kaliman, kërkoi dorëheqjen e presidentit, Evo Morales, siç tha ai "për mbrojtjen e mirëqenies dhe stabilitetit të Bolivisë, në mënyrë që të ofrojë sigurinë e njerëzve përballë konflikteve në rritje në vend si dhe për të lejuar që dhuna të ndalet në mënyrë që të garantojë të drejtën e jetës. Ne kërkojmë nga populli dhe ata që zhvillojnë protestat që t'u japin fund ngjarjeve të dhunshme në mënyrë që mosmarrëveshjet mes vëllezërve të mos shkaktojnë gjakderdhje dhe shqetësime për familjet tona".