Bota

Presidenti Erdogan takohet në Doha me Emirin e Katarit Al-Thani

Presidenti Erdogan u takua me Emirin e Katarit Al-Thani, ndërsa delegacionet e Turqisë dhe Katarit nënshkruan marrëveshje dypalëshe.

Büşra Nur Çakmak  | 22.10.2025 - Përdıtësım : 22.10.2025
Presidenti Erdogan takohet në Doha me Emirin e Katarit Al-Thani

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij zyrtare në Doha, u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, raporton Anadolu.

Pas vizitës së tij në Kuvajt, Erdogan mbërriti të martën në kryeqytetin e Katarit, Doha, për një vizitë zyrtare me ftesë të emirit.

Takimi kokë më kokë Erdogan-Al-Thani u mbajt sot pas dyerve të mbyllura në Divanin e Emirit në Doha.

Pas takimit, delegacionet e Turqisë dhe Katarit nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe.

Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Erdogan dhe Al-Thani bashkëkryesuan takimin e 11-të të Komitetit Suprem Strategjik Turqi-Katar.

“Në takim u trajtuan marrëdhëniet Turqi-Katar, si dhe çështjet rajonale dhe globale”, thuhet në deklaratë.

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia synon të forcojë më tej marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Katarin, të cilat aktualisht tregojnë përparim në një nivel të jashtëzakonshëm në fusha të tilla si bashkëpunimi ushtarak, industria e mbrojtjes, energjia, tregtia dhe investimet”, shtoi ajo.

Erdogan ka nënvizuar se partneriteti strategjik Turqi-Katar jep kontribute të rëndësishme në stabilitetin rajonal dhe global. Ai ka thënë gjithashtu se armëpushimi i vendosur së fundmi në Gaza u ka ofruar palestinezëve lehtësim të shumëpritur dhe ka riafirmuar se një zgjidhje me dy shtete mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin izraelito-palestinez, duke vënë në dukje se përpjekjet drejt këtij qëllimi do të vazhdojnë, thuhet në deklaratë.

“Presidenti Erdoğan deklaroi se Turqia do të mbështesë procesin e rimëkëmbjes së Sirisë dhe se bashkëpunimi me Katarin do të vazhdojë në të gjitha fushat që lidhen me Sirinë, duke përfshirë energjinë, transportin dhe ndihmën humanitare”, tha drejtoria.

Turqia dhe Katari gëzojnë marrëdhënie të forta të ndërtuara mbi bashkëpunim të thellë politik, ekonomik dhe mbrojtës, tha ajo.

Dy vendet ruajnë bashkëpunim të fortë në mbrojtje, tha ajo, i ilustruar nga baza ushtarake “Tariq Bin Ziyad” në Doha, e cila u bë operative në vitin 2015.

Kohët e fundit, shtoi drejtoria, Turqia dhe Katari punuan së bashku për të mbështetur përpjekjet e paqes dhe iniciativat humanitare në Gaza.

Pas takimit, Erdogan u largua nga Katari për në Oman, ndalesa e fundit e turneut të tij tre-ditor në Gjirin Persik. u largua nga Katari për në Oman, ndalesa e fundit e turneut të tij treditor në Gjirin Persik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın