Ekip
02 Qershor 2023•Përditësim: 02 Qershor 2023
ANKARA (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të shpallë kabinetin e tij të ri të shtunën, njoftoi drejtori i zyrës së komunikimeve i Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun, transmeton Anadolu.
Duke folur për 24 TV të enjten, Altun tha se Erdoğan do të betohet në të njëjtën ditë në parlamentin turk.
Pas ceremonisë së betimit, Erdoğan do të vizitojë Anıtkabirin, mauzoleun e Atatürkut, tha Altun.
Presidenti do të shtrojë gjithashtu një darkë për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij, shtoi ai.
Altun tha se presidenti Erdoğan do të shpallë kabinetin e tij të ri më vonë atë natë.
Ai akuzoi gjithashtu kompanitë e mediave sociale për anësi gjatë periudhës së zgjedhjeve në Türkiye, duke kritikuar Twitterin se "u shërben interesave politike të SHBA-së".