Betül Yürük
15 Shkurt 2021•Përditësim: 15 Shkurt 2021
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, do të marrë pjesë në samitin online të liderëve të G7, i cili do të mbahet më 19 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).
Krerët e vendeve më të zhvilluara në botë do të takohen për herë të parë pas prillit të vitit të kaluar, ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti i SHBA-së do të marrë pjesë në samit për herë të parë.
Deklarata thekson se Biden do të flasë për luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe ringritjen e ekonomisë globale.
Po ashtu theksohet se Biden do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit global me qëllim krijimin e mekanizmave të shëndoshë financiarë që do të parandalonin vonesat në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.
Presidenti amerikan do të flas gjithashtu edhe për vështirësitë ekonomike dhe klimatike me të cilat përballet bota.