Umur Koçak Semiz
27 Maj 2016•Përditësim: 27 Maj 2016
HIROSHIMA (AA) - Presidenti amerikan, Barack Obama, vizitoi Hiroshimën ku SHBA-ja në Luftën e Dytë Botërore hodhi bombën atomike, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama i cili është presidenti i parë amerikan që viziton Hiroshimën, bashkë me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, vendosën një kurorë pranë zjarrit që nuk shuhet asnjëherë për viktimat e shkaktuara nga bomba atomike si dhe nënshkruan në librin e kujtimeve në Parkun e Përkujtimit të Paqes.
Ai në kuadër të vizitës së tij në Japoni ditën e djeshme mori pjesë në Samitin G7 të mbajtur në qytetin Shima, ku ishte shprehur se "hedhja e bombës atomike në Hiroshima ishte një prej pikave kthesë të historisë së shekullit të 20-të.
"Një prej arsyeve të vizitës sime në Hiroshimë është që të tërheq vëmendjen edhe njëherë për rreziqet që na presin. Vizita ime nuk është vetëm për të kujtuar rezultatet e tmerrshme dhe jetët e humbura nga të katër anët e botës që shkaktoi Lufta e Dytë Botërore, por në të njëjtën kohë të rikujtoj se ende nuk kemi plotësuar detyrën tonë", ka pohuar Obama.