Ajdin Aliji
04 Dhjetor 2025•Përditësim: 05 Dhjetor 2025
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës Çeke, Praga, është ndër qytetet më të vizituara në Evropë, raporton Anadolu.
Praga, e cila është qendër turistike, tërheq vëmendjen e vizitorëve me urat e saj historike, katedralet, kullat dhe kështjellat. Vizitorët e qytetit kalojnë kohën në sheshin e bukur të qytetit të vjetër, ku ndodhet edhe Ora Astronomike.
Qyteti aktualisht shtrihet në një sipërfaqe prej 496 kilometrash katrorë me popullsi prej rreth 1.4 milion banorë. Që në fillim të shekullit XII, Praga ishte qytet në zhvillim, mbi të cilin ngrihej kështjella madhështore.
Tregtari Ibrahim Ibn Jacob e përshkruante Pragën në shekullin X si "qytet prej guri", që në atë periudhë ishte cilësi e qyteteve të pasura.