Bota

Pompeo viziton Arabinë Saudite, takohet me princin e kurorës

Vizita e sekretarit amerikan Pompeo në Arabinë Saudite është pjesë e turneut të tij ku ai viziton 7 shtete, turne i cili filloi javën e kaluar në Francë

Erdoğan Çağatay Zontur  | 23.11.2020 - Përdıtësım : 23.11.2020
Pompeo viziton Arabinë Saudite, takohet me princin e kurorës

Ankara

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua sot me princin saudit të kurorës, Muhammed bin Salman, në qytetin veriperëndimor Neom të Arabisë Saudite për të diskutuar zhvillimet e fundit rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite SPA nuk u dha asnjë detaj i mëtejshëm.

Në takim morrën pjesë edhe ministri i Punëve të jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, si dhe ambasadori i SHBA-së në Riad, John Abizaid.

Vizita e sekretarit amerikan Pompeo në Arabinë Saudite është pjesë e turneut të tij ku ai viziton 7 shtete, turne i cili filloi javën e kaluar në Francë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın